Aktorja e njohur nga Australia, Nicole Kidman ka filluar karrierën e saj që në moshën 15 vjeçare dhe ajo luajti në dhjetëra filma. Tani ajo ka vendosur të flasë për skenat e famshme të seksit në filmin “Ëide Eyes Closed”.
Gjatë karrierës së saj të suksesshme, e cila ka zgjatur për disa dekada, diva luajti në shumë filma dhe kishte rolin e shumë personazheve të ndryshme, por disa nga filmat e saj njihen për shkak të skenave të nxehta, dhe padyshim filmi që bëri më shumë bujë ishte ai i vitit 1999 “Eyes Ëide Shut’, transmeton portal arbresh.info
Kur regjisori Stanley Kubrick i tha asaj se në pjesën më të madhe të filmin ajo do të ishte lakuriq, ajo u përgjigj: “ah, do e mendoj”.
Në këtë thriller erotik, Kidman luajti me burrin e saj të atëhershëm Tom Cruise, dhe regjisori i kërkoi asaj që të zhvishej plotësisht para kamerës.

“Ai më tha që pjesën më të madhe të filmit do të luaja nudo”, por ajo ka theksuar se ndjehej e sigurtë, sepse i tërë skenari ishte detajuar dhe se nuk pati frikë.

“Unë ishte shumë e mbjojtur dhe me besim të madh mund të luaja edhe rolin që ata kërkonin. Nuk i thashë ‘jo’ asnjërës nga skenat, por doja të isha e sigurtë për atë që po bëja. Nuk doja që të kthehesha në objekt tallës”, tha ajo për “Neë York Times”.
Aktorja fituese e çmimeve gjithashtu ka skena provokuese në mini-serialin e ri të HBO “The Undoing”./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1