Nicki Minaj ka shpjeguar pse ka anuluar dy koncerte deri tani në kuadër të turneut “Nicki World Tour” në Evropë, transmeton Klan Kosova.
Reperja 36-vjeçare bëri një përditësim në Instagram pasi anuloi koncertin në Paris të Francës vetëm pak javë pas anulimit të Bratisllavës në Sllovaki.
“Njerëz, nuk është në interesin time të mos performojë dhe të humbasë para dhe të përkeqësoj fansat e mi. Më pëlqen të këndoj për ata”, shpjegoi ajo.
“Unë jam e emocionuar para koncerteve. Këto dy vende kishin probleme teknike, ishin qytete në të cilat skam qenë kurrë më parë. Ne u përpoqëm t’i rregullonim ato por thjesht nuk funksiononte”, tha ajo.
“Por gjithsesi, çdo artist ka vështirësi të tilla dhe duhet të anuloj koncerte. Unë dua t’ju them që ju dua shumë dhe shpresoj të shihemi shumë shpejt”.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...