Banorët e shtëpisë më të vëzhguar e më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3 u mblodhën në dhomën e ditës – por jo për ndonjë njoftim a sfidë nga ‘Vëllai i Madh’.
Bashkë i bëri largimi vullnetar i Atilla Kardesh i cili u bë banori më i ri i shtëpisë gjatë spektaklit ‘Prime’ të premten që shkoi.
Hyrja e tij në shtëpi u diskutua jo pak, meqenëse dikur ishte i martuar me njërën nga banoret e edicionit të sivjetshëm të BBVK 3, Drenusha Latifin.
Atilla pati fjalët e zgjedhura për banorët e specifikisht për ish-bashkëshorten e tij, Drenushën, duke lënë të nënkuptohen se dëshiron që të gjitha konfliktet eventuale apo edhe urrejtja mes tyre të futën nën “dhe”, duke shikuar të ardhmen për fëmijët e tyre.
“Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu, lojë, me i qartësu gjërat, me i shpjegu gjërat apo me ju shti me mendu. Me kërku falje.. kështu që siç e dini unë e Drenusha i kemi dy fëmijë bashkë dhe kemi qenë 10 vjet bashkë ku kemi pasur momente të mira e të këqija, nuk i kemi ditë këto punë dhe ndodh që kemi gabu, pasi dy fëmijë kanë hy në lojë nga unë dhe ajo”.
“Raporti im me ju është shumë i rregullt kam hy me ju tregu kush jam e çka jam, qëllimi im ka qenë me ju drejtu edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita dhe mirëqenia e tyre është e imja dhe e jotja – unë besoj dhe shpresoj që konflikti dhe urrejtja të futen në dhe dhe të shohim para për të dy fëmijët” u shpreh Atilla Kardesh.
‘Vëllai i Madh’ dha komandën për t’i ngrirë banorët teksa të njëjtit nuk duhej të reagonin në asnjë mënyrë – Atilla megjithatë përshëndeti dorë më dorë banorët teksa ish-gruaja e tij, Drenusha, nuk i dha dorën atij.
Tutje, Atilla pati një mesazh edhe për Rezin teksa i njëjti është shumë i afërt me Drenushën.
“Më vjen mirë që ju njoha të gjithëve, edhe ty Rezi… ta kesh parasysh që është një nënë, ika dy fëmijë jashtë, me respekt”, u shpreh Atilla në drejtim të aktorit nga Shqipëria, Rezart Veleshnja.
Së fundmi, Atilla la një mesazh për dy fëmijët e tij dhe u largua nga shtëpia duke kënduar.
‘Ynwa dhe Zak ju kam premtuar që do hy mrena dhe do t’ju bëjë krenarë dhe që unë e mami (Drenusha) jemi krejt në rregull për këtë punë. Ju dua shumë dhe ju donë mami shumë”, ishin fjalët e fundit të Atillës para largimit nga dera e kuqe e shtëpisë.
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen