Reperi i njohur kanadez, Drake, është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të marrëdhënies së tij me mjaft emra të njohur të ekranit, si Rihanna, JLo, Madonna etj.
Duket se “epoka e artë” e të dashurave të famshme ka përfunduar.
Drake ka festuar mbrëmjen e kaluar fundin e sezonit britanik të turneut “Boy Meets World” në një nga “club”-et më të njohur të Londrës, “Paper Nightclub”, por përveç atmosferës është vënë re edhe mungesa e VIP-ave, që nuk kanë munguar pothuajse në asnjë festë të reperit.
Përveç kësaj, ai është parë i shoqëruar nga striptiste, të cilave u ka hedhur plot 40,000$ teksa kërcenin me të.
Reperi i “Work” është ngjitur edhe në skenë duke ndezur akoma dhe më shumë atmosferën në “club”. /Blitz.al
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë