Sjellja jo e mirë dhe arrogante, planet ekstravagante për premierën e filmit të ri dhe përpjekjet për ta diskredituar ish-burrin e saj, Brad Pitt – kanë lënë shenja në reputacionin e Angelina Joliet.
Sipas Radar Online, kolegët ia kanë kthyer shpinën aktores hollivudiane dhe ajo është shndërruar në yllin më të urryer në Hollywood.
Bëhet e ditur se shumica e aktorëve, pas shkurorëzimit të saj, janë vënë në anën e Pitt, duke qenë se nuk u kanë pëlqyer përpjekjet e Jolie për një fushatë diskreditimi ndaj ish-burrit.
Mbështetjen për Brad, aktorët e shprehën në ceremoninë e Golden Globes, kur ai u shfaq në skenë për një prezantim.
Kolegët e mbështetën me ovacione.
Në premierën e filmit të saj, “First They Killed My Father”, që u zhvillua në Kamboxhia, Angelina i mori me vete gjashtë fëmijët e saj, ku ishin të pranishëm edhe mbreti dhe mbretëresha e atij vendi.
Aktorja e shndërruar në regjisore thuhet se ka shpenzuar mbi një milion dollarë për organizimin e asaj premierë.
Angelina dikur ishte njëra prej aktoreve më të kërkuara në Hollywood, ndërsa një rol i sillte përfitime prej 20 milionë dollarësh.
Mirëpo, tash situata ka ndryshuar dhe ajo rrallë shfaqet në filma të suksesshëm.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...