Rita Ora është temë e ditës në Kosovë, por edhe mediat ndërkombëtare, ndërkohë që edhe të famshmit që njihen me të, kanë mundur të njoftohen me aktivitetet e saja në Kosovë.
Gjatë ditës së shtunë, këngëtarja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ka publikuar imazhe të ndryshme.
Ndër postimet e saja, ka qenë edhe një video, në të cilën shihet 27-vjeçarja duke përqafuar një vajzë të vogël, pas arritjes së saj në Kosovë.
“Zemra ime e ëmbël, çfarë mikpritje e bukur – jam krenare që jam shqiptare për momente të këtilla! Bëje më të mirën vajzë! Kosova 10. Të dua!”, kishte shkruar Rita në përshkrim.
Ndërsa nga njerëzit e shumtë që e kanë pëlqyer këtë postim, është edhe futbollisti brazilian Neymar.
Rita Ora dhe Neymar njihen personalisht duke qenë se në vitin e kaluar ata ishin fotografuar duke u argëtuar bashkë.
Në shtatorin e kaluar, sulmuesi i Paris Saint-Germainit ishte shoqëruar me kampionin e Formula 1 dhe këngëtaren shqiptare në Londër. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BfTESAEns_R/?taken-by=ritaora


Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private