Stafi organizativ me në krye drejtoreshën e spektaklit të “Zhurma Video Music Awards 11”, Edona Memini tashmë është gati. Nesër duke nisur në orën 19:00 në kalimin e shumë të ftuarve VIP në tapetin e kuq, si dhe në nisjen e show-t në orën 20:00 në Teatrin e Gjilanit.
Ne mësojmë disa nga artistët që jo vetëm janë ftuar por kanë konfirmuar ardhjen e tyre si: Elita 5, Shkurte Fejza, Meda, Gjyste Vulaj, Noizy, Ciljeta Xhilaga, Ermal Fejzullahu, Etnon, Blero, Shkumbin Ismajli, Enver Idrizi, Ilir Balija, Adrian Gaxha, Gresa Behluli, Fjolla Morina, Ryva Kajtazi, Neki Emra, Dafina Dauti, Arbnora Ademaj, Dhurata Ahmetaj e shumë të tjerë.
“Lufta” për çmimin e madh flitet se është në mes këngës “Kalle” të Adrian Gaxhës & Lindonit dhe “Gansta Love” të Noizyt & Ciljetës, ku dyshja e dytë është më pretendente sipas disa zërave. Ne mësojmë gjithashtu se edhe moderatorët në ditët e fundit kanë ndryshuar, në tapetin e kuq artistët me pyetje ngacmuese i pret moderatori Maksim Gjokaj- Maksi, e në skenë gjatë show-t moderatore është bukuroshja Sasa.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë