Familja Kasapi po kalon momente të rënda dhimbjeje pas ndarjes nga jeta të artistit të njohur Shpat Kasapi.
Nëna e tij ka reaguar publikisht përmes një mesazhi falënderues, ku shpreh mirënjohjen për mbështetjen e madhe që familja ka marrë nga publiku, kolegët, artistët dhe miqtë nga të gjitha trevat shqiptare.
Në mesazhin e saj, ajo falënderon në mënyrë të veçantë bashkëshorten e Shpatit, Selvijen, duke e cilësuar si një grua të devotshme, bashkëshorte të përkushtuar dhe nënë shembullore për djalin e tyre, Roelin. Ajo thekson se Shpati kishte një dashuri dhe respekt të veçantë për bashkëshorten e tij, duke e konsideruar shtyllë të familjes së tyre.
Gjithashtu, familja Kasapi shpreh falënderime të sinqerta për familjen Jao, të cilët gjatë gjithë viteve kanë qenë pranë Shpatit dhe Selvijes, duke e trajtuar artistin jo si dhëndër, por si djalin e tyre.
Në reagim, nëna e Shpat Kasapit bën edhe një thirrje të qartë për ndalimin e spekulimeve, duke theksuar se çdo tentativë do të dënohet moralisht dhe ligjërisht.
Në përfundim, ajo falënderon të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet, duke e kujtuar Shpat Kasapin si “yllin, dritën dhe birin” e saj, ndërsa familja kërkon qetësi dhe mirëkuptim për të përjetuar dhimbjen në privatësi.

Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...
Muriqi kërkon ta vazhdojë formën e shkëlqyer edhe ndaj Barce...
Vuçiq: I di detajet që Prishtina, Zagrebi e Tirana i mendojn...
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...