Derisa Rita po vazhdon të jetë e zënë me koncerte, prindërit e saj kanë filluar pushimet ditë më parë.
Përmes rrjeteve sociale, nëna e Ritës vazhdimisht ka publikuar imazhe të reja, në të cilat tregon se po kalon kohë të mrekullueshme përkrah bashkëshortit.
Së fundi, ajo ka postuar një foto në të cilën shfaqet duke përgatitur fli, ushqimin tradicional për të cilin dha edhe një spjegim për miqtë e saj ndërkombëtar.
“Flia, e njohur si fli ose flija, është një pjatë në kuzhinën shqiptare dhe kosovare. Ajo përbëhet nga shtresa të shumëfishta si krep i mbushur me krem, dhe shërbehet me krem kosi”, ka shkruar Vera.
Ndërsa, tutje ajo me shaka shkruan “Kqymini rendet e flis”, duke treguar aftësitë në kuzhinë.

Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...