Për të dytin vit radhazi dy vajzat e Yolanda Hadid, Gigi dhe Bella, u bënë pjesë e shfaqjes më të madhe të modës, “Victoria’s Secret”.
Gjatë kohës që të dyja vajzat kalonin në pasarelë, Yolanda ishte e ulur në rresht të parë bashkë me të dashurin e Bella, The Weeknd.

Në një intervistë të dhënë pas spektaklit të modës, Yolanda është shprehur e lumtur që vajza e saj është rikthyer sërish me këngëtarin. “U besoj zgjedhjeve të tyre dhe i dua ata që ato duan. Bella dhe The Weeknd u ndanë për pak kohë dhe jam shumë e lumtur që ata janë rikthyer dhe nuk mund të isha më e lumtur se kaq për këtë”, – ka thënë nëna e dy modeleve. Ajo ka shtuar se gjithmonë ka insistuar që Bella dhe Gigi të tregohen të mira me të gjithë, sepse në fund njerëzit nuk kujtojnë një fytyrë të bukur, por zemrën e dikujt.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës