Koncerti i Ariana Grande në Mançester përfundoi me tmerr, pasi ndodhi një sulm terrorist ku mori jetën e 22 personave dhe plagosi 59 të tjerë.
Por tani është zbuluar se nëna e këngëtares Ariana Grande ndihmoi shoqërimin e fansave të rinj nga vendi, kur ndodhi sulmi, shkruan mirror.co.uk, transmeton arbresh.info.
Ajo kur ndodhi sulmi terrorist ndihmoi disa nga adoleshentët e panjohur prapa skenës.
Ajo dhe anëtarët e sigurisë së Ariana Grandes morën rreth dhjetë tifozë prapa skenës dhe pritën me ta derisa ishin në gjendje të dilnin të sigurt nga arena.
Në mes të tjerash sot u paralajmërua se Ariana kishte pezulluar turneun e saj nëpër botë, duke përfshirë edhe koncertet e saj në Londër.
Por në Twitter më vonë u tha se asnjë vendim nuk është finalizuar rreth koncerteve të Ariana Grandës, dhe se me kohë do të njoftohen të gjithë.
Ariana Grande publikoi një status në Twitter ku edhe shprehi dhimbjen e saj rreth këtij sulmi, “E thyer. Nga fundi i zemrës sime, unë jam aq keq. Unë nuk kam fjalë. “, shtoi Ariana.
Dhe menjëherë pas këtij postimi tifozët e përmbytën postin me mesazhe mbështetës duke këmbëngulur se sulmi nuk ishte faji i këngëtarit./Arbresh.info


Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...