Në prag të Shën Valentinit, banorët i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës.
Livia Brunga i ka kushtuar letër ish-partnerit të saj, Mevlan Shabës, të cilin siç shihet e do akoma.
Ajo i thotë fjalë zemre dhe shfaq të gjitha vështirësitë që kanë hasur në këtë lidhje.
Më poshtë e keni të plotë letrën e Livias:
“Të du, se edhe në mënyrën më të padrejtë të mundur unë të kam zgjedhur ty dhe vazhdoj ty. Ty që me kokëfortësinë, xhelozinë tënde më ke mbrojtur. Ty që ke ngjyrat dhe luhatjet më të bukura që njoh.
Ty që më ke lënduar, ty që të kam lënduar edhe pse shpesh herë jemi munduar që t’i themi fjalën e fundit njëri-tjetrit. Nuk ka pasur një natë që kam fjetur pa ty dhe një ditë që jam zgjuar pa ty dhe kam buzëqeshur me vete vetëm duke të pasur në mendje.
Të dua sepse nuk është e lehtë kur flitet për ne, asgjë kurrë nuk ka qenë e lehtë. A keni parë ndonjëherë dy vetë që duhen aq shumë saqë nuk dinë me u dasht.
Dua që të dish se çdo ditë me ty për mua ka qenë si dita e parë. Kurrë nuk u ngopa me erën e lëkurës tënde. Kurrë nuk u ngopa me duart e tua që më shtrëngonin”. /Telegrafi/
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...