Google ADS

Në festën e ditëlindjes së Anxhelinës, nëna Albërie nuk dallohet nga vajzat

15:17 | 2 Dhjetor 2021
A. B.

Këngëtarja e njohur Anxhelina Ramosaj, e cila është vajza e këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonajt, sot feston ditëlindjen.

Artistja e njohur, sot mbush plot 28 vite jetë, shkruan arbresh.info

Urimet për bukuroshen ka qenë të shumta, po më e veçanta ishte nga nëna e saj.

Ajo ka bërë një koleksion fotografish të të bijës duke thënë se është e bekuar që ka një vajzë të tillë.

“Urime ditëlindjen e vogla ime. Të dëshiroj një jetë të lumtur e të gjatë të mbushur me shëndet dhe mbarësi. Zoti të bekoftë çdo sekondë të jetës tuaj! Faleminderit Zot që më bekove me një vajzë të bukur”.

“Faleminderit që je vajza më e mirë që mund të kërkoja ndonjëherë Anxhelina. Të do shumë mami”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se sa i përket karrierës muzikore, kënga e saj e fundit është “No Drama”, me të cilën u rikthye pas një pauze, teksa kënga u mirëprit nga fansat e saj. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme