Në bikini transparente, Rihanna shpreh mbështetjen për komunitetin LGBTI

12:43 | 1 Korrik 2021

Rihanna përherë është adhuruar për stilin unik që ka.

Për shkak të pasionit për veshjen, bukuroshja tashmë është edhe themeluese e firmës ‘Savage X Fenty’, shkruan arbresh.info

Një biznes i tillë nga këngëtarja ka të bëjë me të brendshme, teksa ajo zgjedh që t’i reklamojë vet.

Këtë radhë ajo është vënë në mbështetje të komunitetit LGBTI, duke inkuadruar flamurin shumëngjyrësh në të brendshmet e saj.

Një gjë të tillë e ka bërë në fotografitë e fundit që ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku ka pozuar me bikini transparente, në të cilën ishin të stampuara disa ylbere.

“Krenare përgjithmonë”, ka shkruar këngëtarja nga Barbadosi në mbishkrimin e fotografisë, referuar kështu fakti që LGBTI e cilësojnë krenari stigmatizimin e komunitetit të tyre.

Sa i përket projekteve muzikore, këngëtarja për disa vite me radhë nuk ka publikuar asgjë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara