Për tërmetin e fuqishëm në Shqipëri një kontribut të madh është duke e dhënë edhe këngëtarja e modelja e njohur nga Peja, Morena Taraku.
Bukuroshja, e cila prej kohësh jeton dhe vepron në Turqi, në vazhdimësi po i bën thirrje ndjekësve të saj për të kontribuuar, gjë të cilën e ka bërë edhe vetë, shkruan portali arbresh.info
Ajo së fundi shkruajti një status ku bëri të ditur se ka nisur tri tenda për në Shqipëri.
Po ashtu, përveç këtyre, këngëtarja dërgoi edhe pelena për fëmijët, ndërsa kërkon që ta kontaktojnë kushdo që ka nevojë për ndihmë.

“I kemi nisur 3 tenda dhe vetem sa nuk kan arritur ne Shqipëri… Ne jemi me ju.. Prap po e perseris me shkruan te gjithe qe kan nevoj per ndihme, ushqim, banim, medikamente. Kam nisur edhe pampersa per femije ata qe kan nevoje na kontaktoni… Ne e ndjejme dhimbjen me ju, dhe jemi me ju cdo moment… Ju duam shume”, ka shkruar ajo.
Përveç Morenës, Mozzik dje bashkë me fondacionin e krijuar nga “Fundjavë Ndryshe” kanë grumbulluar mbi një milion dollarë për të prekurit nga tërmetet.
Capital T po ashtu qëndroi gjatë gjithë kohës atje dhe në Kosovë sistemoi afro 200 persona, madje së fundmi njoftoi se nuk ka nevojë më për ndihma pasi kanë filluar të keqpërdoren nga të tjerët./arbresh.info/
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...