I njohur nga “The Goldbergs”, këngëtari dhe aktori Jackson Odell është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.
Njëzetvjeçari është gjetur i vdekur në një shtëpi rehabilitimi në San Fernando Valley të Hollywoodit.
Odell po qëndronte atje për të tejkaluar problemet me drogën.
Shkaku i vdekjes nuk dihet ende por po pritet përgjigja e autopsisë.
Ai e ka nisur karrierën e tij që në moshën 12-vjeçare. Ai luante rolin e “Ari” në serialin “The Goldbergs”, aktori në “The Fosters”, “Family Modern” dhe “iCarly”.
Gjithashtu luajti në filmin e vitit 2011 “Judy Moody dhe Not Bummer Summer” me Heather Graham.
Odell shkroi këngë për filmin romantik “Forever My Girl” të vitit 2018, duke përfshirë “Wings of an Angel”. Odell kompozonte, këndonte dhe bënte covers. të cilat i postonte në kanalin e tij në YouTube.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...