Ka vdekur Bob Newhart, komediani dhe aktori amerikan.
I njohur për rolet e tij në filmin e Krishtlindjeve “Elf” dhe serialin amerikan “The Big Bang Theory”, Newhart kishte gjithashtu programin e tij, “The Bob Newhart Show”.
Jerry Digney, publicisti i Newhart, tha se kishte vdekur në moshën 94-vjeçare pas disa problemeve shëndetësore.
Newhart filloi karrierën e tij si një komedian në fund të viteve 1950.
Ai fitoi famë mbarëkombëtare në ShBA dhe fitoi një çmim ‘Grammy’ asokohe.
Me kalimin e viteve, i ndjeri u shfaq edhe në disa filma, zakonisht në role komike.
Ato përfshinin “Catch 22”, “In And Out”, “Legally Blonde 2” dhe “Elf”.
Vazhdoi të shfaqej herë pas here në televizion pasi përfundoi serialin e katërt dhe u zotua në vitin 2003 se do të punonte për aq kohë sa të mundej. /Telegrafi/
Ilir Meta flet nga qelia: Do zgjidhem deputet me një rezulta...
Greqia reformon ushtrinë, fokus në dronë dhe 150.000 rezervi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit pas pjesës së parë fa...
Trafik droge nga Tajlanda, një shqiptar e dy grekë arrestohe...
Katër nga të arrestuarit për vrasjen e policit Lika ishin të...
Gjesti rrëfen emocionet pas fitores dhe veprimin e parë jash...