Shtatë herë fitues i çmimit Grammy, këngëtari Al Jerrau ka ndërruar jetë në Los Angeles, në moshën 76 vjeçare.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por publicisti i tij ka bërë të ditur që ai ishtë dërguar në spital për të marrë trajtim rreth lodhjes, transmeton portali arbresh.info.
Në fillim të muajit, ai kishte vendosur të dilte në pension pas 50 vitesh karrierë.
I lindur në Milwaukee, Wisconsin, në vitin 1940, ai filloi të këndonte si fëmijë, duke iu bashkuar familjes nëpër koncertet e kishës. Karriera e tij filloi më vonë. Ai u diplomua në psikologji dhe ka punuar në një qendër rehabilitimi në San Francisko.
Albumi i tij i parë ‘We Got By’, doli në vitin 1975./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...