Aktorja Kirsty Ely ka vdekur pas një beteje të vështirë me kancerin. Ajo ishte më e njohur për rolin e saj si Rebecca në serialin komedi Cheers, i cili i solli asaj çmimet prestigjioze televizive Emmy dhe Golden Globe.
Ajo vdiq në moshën 71-vjeçare, tha familja e saj.
“Me pikëllim ju njoftojmë se nëna jonë e mrekullueshme dhe e dashur ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin, e cila u diagnostikua së fundmi. Ajo ishte e rrethuar nga familja e saj më e ngushtë dhe luftoi me forcë të pabesueshme, duke na lënë të sigurt për gëzimin e saj të pafund për jetën dhe të gjitha aventurat e ardhshme. Sado legjendare të ishte në ekran, ajo ishte një nënë dhe gjyshe edhe më e mahnitshme.
I jemi mirënjohës ekipit të mrekullueshëm të mjekëve dhe infermierëve në Qendrën e Kancerit Moffitt për kujdesin e tyre. Pasioni i saj për jetën, për fëmijët dhe nipërit e saj dhe për kafshët e saj të shumta, për të mos përmendur gëzimin e saj të përjetshëm në krijimin e veprave të reja, na frymëzojnë që ta jetojmë jetën në maksimum, ashtu si ajo”, shkruan fëmijët e saj në Twitter.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës