Koncerti i Lil Wayne në Festivalin A3C në Atlanta u ndërpre, pasiqë dikush nga publiku ka thënë se ka dëgjuar gjuajtje me armë.
Kjo gjë ka nxitur panik te të pranishmit, të cilët janë përpjekur që të largohen nga hapësira ku është mbajtur koncerti, shkruan ‘The Guardian’.
Në njoftimin e policisë së Atlantas thuhet se nuk është gjetur asnjë armë në vendin e ngjarjes.
“Ende po mbledhim informacione për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi dhe do të japim informata sapo të dimë më shumë detaje. Ju lutemi të jeni të sigurtë se oficerët e zbatimit të ligjit kanë konfirmuar se nuk ka pasur armë”, thuhet në deklaratën e organizatorëve të koncertit.
Lil Wayne, koncerti i të cilit u ndërpre kah fundi, ka thënë se shpreson që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...