Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë.
Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj.
Pavarësisht se janë munduar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, jo të pakta kanë qenë rastet kur ata janë kapur mat nga paparacët apo edhe nuk i kanë rezistuar tundimit t’i komentojnë njëri-tjetrit në Instagram.
Madje edhe në dasmën e Ledionit e Sarës, Krenari dhe Luana shkuan si çift.
Ndërkohë që para disa javësh në emisionin e saj, teksa kishte të ftuar Robert Berishën i cili tha që shkon çdo fundjavë në Kosovë për të takuar Norën dhe vajzën e tij, Luana i tha “ e di ta besoj, ta qaj hallin”.
Pra Luanën e ka bërë të vuajë ky detaj pasi e ka patur larg Krenarin, por pasi kontrolluam në Instagramin e moderatores, pamë që ajo nuk e ndjek më Krenarin dhe as ai atë.
Të jenë ndarë vallë, apo është thjesht një “kamuflim” që po përdor Luana e cila ka pëlqyer gjithmonë të mbajë një profil të ulët lidhur me këtë çështje?

Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...