Bella Hadid dhe The Weeknd janë ndarë për herë të dytë.
Sipas burimeve të ELLE, ka mbaruar romanca e Bella Hadid dhe The Weeknd.
Këto burime bëjnë të ditur se shkaktar i ndarjes së tyre ishte distanca, ata janë në vende të ndryshme tani fizikisht dhe mentalisht.
Bella aktualisht është duke u përgatitur për javën e modës, ndërsa këngëtari është duke punuar rreth këngëve të reja.
“Ata kanë debatuar shumë kohët e fundit dhe nuk kanë kaluar kohë cilësore bashkë”, shtoi ky burim.
Thuhet se dyshja shpresojnë të ribashkohen sërish, por tani për tani janë përqendruar rreth projekteve të tyre.
Hadid dhe The Weeknd së pari ishin në lidhje për një vit e gjysmë para se të përfundonin lidhjen në nëntor të vitit 2016.
Por, ata rifilluan lidhjen në nëntor të vitit 2017, për t’i dhënë fund në korrik të këtij viti.
Të dy kanë postuar shumë pak gjëra që kishin të bënin me lidhjen e tyre kohët e fyundit, madhje këngëtatri çaktivizoi Instagramin javën e kaluar.
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...