Është fituese e çmimit Oscar dhe Golden Globe, por eksperiencat e Natalie Portman në Hollivud nuk kanë qenë gjithmonë të këndshme.
Në një intervistë për revistën “Porter”, aktorja e famshme thotë se ka pasur rreth 100 histori ngacmimesh seksuale.
“Kur dolën në sipërfaqe abuzimet në Hollivud, thashë me vete që unë nuk kam asnjë histori të tillë. Më pas u kujtova që kam 100 histori të tilla”, deklaroi Portman.
Aktorja kujtoi njërën nga këto histori.
“Isha në avionin privat të një producenti të famshëm dhe ishte rregulluar vetëm një shtrat. Nuk ndodhi asgjë, nuk u sulmova. Thashë që nuk isha rehat me atë gjë dhe u respektua dëshira ime”, u shpreh Portman./topchannel/

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...