Producentja ekzekutive e edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti ka bërë të ditur se kasti i këtij formati është i veçantë.
Ajo shprehet se ka karaktere të ndryshme me histori unike, njofton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, Muhameti thotë se nuk janë të vërteta lajmet që po qarkullojnë për banorët e këtij edicioni, pasi sipas saj, asnjëri nga ta nuk janë pjesë e BBVK-së.
“Kasti është pjesa më e rëndësishme e këtij formati, pastaj vjen produksioni. Mund të them se nuk janë të vërteta lajmet për banorët që do të hyjnë, disa nga ta ndoshta janë kontaktuar, por nuk janë pjesë e këtij edicioni. Jam entuziaste për kastin, kemi karaktere të ndryshme dhe shumë të veçanta, ka histori që pres të shtjellohen sepse ia vlen. Çdo kush do të gjendet brenda Big Brother VIP Kosova, sepse është për të gjithë”, tha Muhameti në ‘Sol’ të Klan Kosova.
Çeki-Shqipëri, kush nga kuqezinjtë rrezikon ndeshjen e radhë...
Formacionet zyrtare: Sylvinho me skemë interesante për përba...
Koreja e Veriut akuzon Korenë e Jugut për lëvizjet e dronëve...
Ministria e Mbrojtjes: Maqedonci nuk dorëhiqet dhe nuk plani...
Zyrtarisht rriten pensionet, ky është vendimi i qeverisë
BE-ja miraton agjendat e reformave të Kosovës dhe katër shte...