Chris Noth, aktori i njohur nga seriali ‘Sex and the City’ është akuzuar nga dy gra për përdhunim.
Sipas viktimave, ngjarjet kanë ndodhur gjatë viteve 2004 dhe 2015, shkruan bbc, transmeton portal arbresh.info
Gratë dhanë llogari të detajuara të sulmeve të supozuara për The Hollywood Reporter, ndërsa identiteti i tyre ka mbetur i njohur vetëm për redaksinë.
Sipas revistës amerikane, të dy gratë nuk e njohin njëra-tjetrën.
Në një deklaratë, Noth, 67 vjeç, tha se “takimet ishin konsensuale” dhe se akuzat për sulm janë “kategorikisht të rreme”.
Zoe, tani 40 vjeç, thotë se ishte 22 vjeçe kur aktori dyshohet se e përdhunoi në një apartament në Ëest Hollywood në vitin 2004.
Lily, tani 31 vjeç, thotë se ajo u përdhunua në apartamentin e tij në Greenwich Village në Nju Jork në vitin 2015, kur ajo ishte 25 dhe ai 60.
Chris Noth është i njohur për rolet e tij të aktrimit në Laë & Order dhe Sex And The City, në të cilat ai luajti një personazh kryesor, Mr Big./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin