Reperi shqiptar, Mozzik, ruan raporte mjaft të mira me këngëtarin dhe deputetin, Labinot Tahiri.
Dyshja duket që sot janë takuar dhe më pas reperi shqiptar publikoi foton e takimit në Instagram, derisa shkroi fjalë të mëdha për Labin.
“I thashë: Lab më në fund kanë filluar shumë njerëz që dikur nuk besonin në shpirtin tënd me kuptuar nga ana njerëzore që ti përnjëmend iu ke qasur rrugëve për popullin. Boll që iu ka kënaq me zërin e vet e vazhdon ende me muzikë por më e mira është që disa kohë ka filluar t’ia kthej buzëqeshjen shumë familjeve me ndihmën e Zotit dhe dashamirëve të tij. Që të dy një qëllim të përbashkët” “T’i ngrisim vlerat e kombit tonë”. Bëje një të mirë sot ndoshta nesër dikush motivohet”, janë fjalët e Mozzikut për Labin.

Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri