Gjatë ditës së djeshme Mozzik u përballë me një problem pasi që drejtuesit e kompanisë ‘On Records’ ia fshinë këngën nga kanali YouTube.
Kënga ‘Madam’ e cila për një kohë të shkurt arriti të mbledh mbi 7 milionë klikime tashmë nuk mund të gjendet në YouTube, shkruan arbresh.info.
Arsyen për fshirjen e këngës së Mozzik sipas ish-menaxhmentit të reperit ishte se kjo këngë është punuar në studio të tyre.
Për këto deklarata kishte reagime edhe nga ana e Mozzik i cili pretendon që këngën nuk e ka vjedhur dhe se është me tekst të tij.
Ndërsa reperi sot ka edhe diçka tjetër për të thënë.
Në një fotografi të fundit të publikuar në Instagram, Mozzik e ka quajtur vetën ‘STAR BOY’.

Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit