Reperi i njohur Mozzik ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor me titull “Pa pa”.
Muzika është punuar nga Miksu dhe Macloud, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Mozzik.

Incizimi është realizuar në studion e tij dhe të vëllait të tij, 2 Euro Music.
Klipi i këngës sjell një atmosferë të bukur verore, dhe i përshtatet shumë këngës.
Këtë projekt ndryshe nga herët e tjera, reperi vendosi ta publikojë në mesnatë pas orës 00:00.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram pas publikimit të këngës, Mozzik thotë se nuk mund të lejonte që kjo verë t’i ikte pa një këngë të re.
”Urdhëroni Popull se kesh tu harru e s‘bon me ju lon pa Hit këtë verë”, ka shkruar Mozzik në Instagram. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BltgE0YDCBr/?taken-by=mozzik
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor