Morena Taraku shtrihet në spital

11:45 | 30 Janar 2021

Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, është ndër më të pëlqyerat kohëve të fundit.

Përmes ndryshimit që ka bërë në dukje, ajo vazhdimisht po sjell imazhe tërheqëse, të cilat po komentohen nga fansat, shkruan portali arbresh.info

Artistja duket se kishte probleme me shëndetin, andaj ndau me ndjekësit një imazh ku shihet duke u mjekuar në spital.

Megjithatë, duket se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ngase edhe më parë e kemi parë teksa po merrte këtë mjekim.

Ndryshe, “Alexander” mbetet hiti saj i fundit, që u prit mirë nda admiruesit e muzikës së saj. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara