Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, të martën bëri të ditur se u nis nga Turqia për të ardhur në Shqipëri, për të vizituar disa nga të prekurit nga tërmetet.
Morena po i ndihmon nga afër ata, ndërsa ka ndarë me ndjekësit pamje nga vizitat që ka bërë, ku thotë se është prekur shumë, shkruan portali arbresh.info
Ajo së fundi ka postuar një video teksa shihet e rrethuar nga fëmijët, tregon se nuk ka qarë aq shumë prej kur i vdiq e ëma, ndërsa premton se gjithmonë do qëndrojë pranë atyre fëmijëve.
https://www.instagram.com/p/B5pkV2vlZoi/
“Filloj të qaj dhe nuk mund të nalem. Nuk kam qarë kaq shumë që prej kur vdiq nëna ime, 15 vjet më parë. Të ju dëgjoj dhe të dëgjohem nga ju, nënkupton e gjithë bota për mua. Dhe gjithmonë do të kujdesem për bisedat dhe rrëfimet që i kemi ndarë këto ditët e fundit bashkë me mua”, ka shkruar ndër të tjera ajo, duke thënë se do të jetë gjithmonë e gatshme për ata fëmijë.
Edhe pse të gjitha aktivitetet tanimë i ka zhvendosur në Stamboll, Morena duket se nuk e harron popullin e saj, posaqërisht në këso situatash. /arbresh.info/
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës