Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë bashkë dhe këtë e ka konfirmuar mikja e tyre më e mirë, Semi Jaupaj.
Kjo e fundit ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqen të tre në Sunny Hill Festival.
Që nga ai moment e gjithë vëmendja është rikthyer te dyshja, për të cilën publiku ka shumë kuriozitet.
Së fundmi, dikush i ka kërkuar moderatores Aulona Musta, të jap mendimin e saj për çiftin e njohur. Sipas saj, njerëzit duhen lënë të jetojnë jetën e tyre.
“Lëreni njerëzit të bëjnë ç’të duan në marrëdhëniet e tyre!!!
Ky është i vetmi mendim!
Pse duhet të kem unë një mendim për marrëdhënien e tyre? Dhe nëse unë e kam një mendim? Përse duhet të themi me zë të lartë mendimet që ne kemi për një çift, cilido qoftë ai çift, nëse nuk vijnë ata të na pyesin: çfarë mendimi keni për ne, ju lutem?”, ka shkruar ndër të tjera Aulona, duke folur shumë hapur.

SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot