Kinsey Wolanski, modelja ruse që ndërpreu për disa çaste ndeshjen kur u fut në fushë me kostum banjoje që promovonte kanalin pornografik të të dashurit Vitaly Zdorovetskiy, “Vitaly Uncensored” u gjobit nga UEFA me 15 mijë euro. 5 mijë euro ishin për shkeljen e rregullores, duke zbritur në fushë, ndërsa 10 mijë për reklamimin e biznesit të të dashurit, i cili po ashtu hyri në fushë në botërorin e vitit 2014.
Por, shuma e gjobës duket qesharake kur mësohet se publiciteti që ajo ka bërë, sipas llogarive të Apex Marketing Group, po të ishte bërë në mënyrë të ligjshme do të kishte kushtuar 3,5 milionë euro. Pra, një fitim kolosal.
Po ashtu, Instagrami i modeles mori me miliona ndjekës vetëm pak orë pas ngjarjes. Nga 300 mijë ndjekës u bë me 2.6 milionë brenda pak ditësh. Kështu që, nëse nuk i kanë fituar miliona dollarë që tani, kanë fituar miliona ndjekës, që do të thotë se dhe milionat e dollarëve do të vijnë
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...