“This week in Portugal with PlayBoy staff” ishte statusi dhe një foto ekskluzive, me të cilat mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, Beniada Nishani (Jakic), njoftoi miqtë se sapo ka nisur punën si modelja imazh e revistës “Playboy” të Portugalisë.
Biondja 25- vjeçare nga Durrësi, por e rritur në Itali, që po komentohet këto kohë në showbiz-in italian për pozat e saj të guximshme, sapo ka realizuar edhe fotot e reja topless në breg të detit për revistën “Playboy”, ndërkohë që ka marrë komplimente dhe urime pa fund nga familjarët dhe miqtë për përfshirjen në këtë projekt të ri.
Beniada bëri përshtypje në Itali me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të Mediaset, por u komentua më së shumti në Shqipëri si mbesa tepër e bukur e ish-Presidentit Bujar Nishani.

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...