“Lufta” e Prince Harry kundër tabloideve britanikë ka lënë të hutuar të gjithë në familjen mbretërore dhe në veçanti mikeshat e Princesha Dianës janë shumë të shqetësuara.
Ato që ishin afër nënës së Prince Harry kanë frikë se vendosmëria e tij për të paditur mediat në mbrojtje të gruas së tij Meghan Markle, ka ringjallur zemërim dhe pikëllim mbi vdekjen e nënës së tij, pasi besohet se një krahasim i tillë bën më shumë dëm sesa mirë”, transmeton portali arbresh.info
Sipas mikeshave të Princeshë Dianës, e tërë akuza nuk kishte të bënte vetëm më Meghan, pasi Harry akuzoi mediat edhe për vdekjen e nënës së tij.
Një krahasim i tillë është konsideruar i tepërt edhe nga vetë anëtarët e familjes mbretërore, thonë burimet e mediave britanike.
Është shumë e qartë që kur ai bëri denoncimet në mendjen e tij ishte edhe nëna e tij e ndjerë.
Për The Times, një nga mikeshat e Princeshë Dianës tha se “Harry ndjehet i trishtuar që nuk ishte në gjendje të shpëtonte nënën e tij nga ngacmimet që ajo përjetoi për shkak të mediave. Në mendjen e tij, kjo gjë po ndodh edhe me gruan e tij, megjithatë, Princesha Diana dhe Meghan Markle janë dy situata komplet të ndryshme”.
Prince Harry paditi dy media britanike, pasi ato publikuan letrën private të Meghan Markle që ishte shkruar për babain e saj./arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic