Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack dhe Michelle Obama nuk lënë t’i shpëtojë asnjë rast pa kujtuar se sa rëndësi kanë për njëri-tjetrin.
Cifti feston 25-vjetorin e martesës.Pak minuta më parë, ish-zonja e parë ka postuar një foto të vjetër, shkëputur nga dasma e tyre.
“Gëzuar 25-vjetorin e martesës Barack. Edhe pas çerek shekulli t’i vazhdon të jesh miku im më i mirë dhe burri më i mrekullueshëm që njoh. Të dua!”- shkruan ajo në përshkrimin e fotos.
Historia e dashurisë së Barack dhe Michelle ka nisur në vendin e punës. Ajo ishte në vitin e dytë të punës në një zyrë avokatie, ku ai do të punonte vetëm gjatë kohës së verës. Por kaq mjaftoi që ata të bisedonin, flirtonin dhe dashuroheshin me njëri-tjetrin, derisa e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 1992.

Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë