Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Mentor Haziri, është shumë i pëlqyer për muzikën e tij nga publiku shqiptar.
Ai këtë vit ka konfirmuar se do të rikthehet sërish në “Kënga Magjike” me një këngë speciale, pas një pjesëmarrje të suksesshme vitin e kaluar.
Mirëpo ky nuk do të jetë projekti i tij i vetëm, pasi i njëjti po planifikon të mbajë edhe një solo koncert gjigant, si përshkrim ndaj gjithë karrierës së tij.
Këngëtari ka publikuar në rrjetet sociale promon e këtij koncerti, duke shkruar se i fton të gjithë adhuruesit e tij që të bëhen pjesë e këtij koncerti.
https://www.instagram.com/p/BorjeYfgxfZ/?utm_source=ig_embed
“Shtigje Tingujsh” titullohet ky koncert recital, në të cilin këngëtari Haziri do të interpretojë ‘live’ të gjitha këngët e suksesshme të tij ndër vite, të kësaj karriere të gjatë muzikore.
Koncerti mbahet më datë 28 tetor, në Qendrën e Kulturës, Katedralen Ortodokse, në Tiranë.
Në këtë koncert recital nuk do të mungojnë edhe shumë prej figurave publike të vendit.
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim