Ka pasur shumë zëra që Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, është duke e imituar në stil Zonjën e Parë të serialit House of Cards, Claire Underwood, rolin e të cilës e luan aktorja Robin Weight.
Sipas kritikëve stili i tyre është shumë i ngjajshëm, transmeton portali arbresh.info.
Ajo që i dallon këto dy Zonja të Para, është se Claire nga seriali House of Cards, është dora e djathtë e Presidentit, e cila edhe i kurdis planet për bashkëshortin e saj, përderisa Melania deri me tani nuk është shfaqur në ndonjë vendim marrje.
Megjithatë, ende është heret për të folur për Melanian dhe ndikimin e saj. Ndoshta, Melania nuk dëshiron të marrë rolin e Claire, e cila në serial arrin të ndërmjetësojë marrëveshjen me Rusinë.
Ndoshta, Melania nuk dëshiron t’i hyjë politikës si Claire. Mbetet për tu parë se cili do të jetë roli i saj në Shtëpinë e Bardhë./Arbresh.info

48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje