Meghan Trainor shtatzënë me fëmijën e parë

17:06 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

Meghan Trainor është shtatzënë me fëmijën e parë.

Ylli bëri të ditur në Today Show që është në pritjen e ëmbël me bashkëshortin Daryl Sabara, transmeton portali arbresh.info

Çifti i lumtur që u kurorëzuan dashurinë më 2018, e dhanë lajmin e mirë së bashku.

Gjatë një paraqitjeje në emisioni ajo tha: “Jam shumë mirë siç e shihni – është Krishtlindje këtu.

“Por lajmet që mezi pres t’ua tregoj dhe zemra po më del nga kraharori”.

Ajo bërtiti: “Thuaje, Daryl”, kurse ai me krenari zbuloi: “Jemi shtatzënë”.

Dyshja u martuan pas dy vitesh lidhje. Ata u njoftuan nga mikja e përbashkët aktorja Chloe Grace Moretz./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale