Dukesha Meghan Markle mori pjesë në NAACP Image Awards.
Megan u shfaq e veshur me një fustan të porositur të Christopher John Rogers me vlerë mbi dy mijë euro dhe aksesor me vlerë mbi tetë mijë euro, ndërsa ajo iu bashkua Princit Harry për të pranuar çmimin në NAACP Image Awards, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Dukesha e Sussex-it , 40 vjeçe, kishte veshur edhe byzylykun e princeshës Diana me zinxhir omega të verdhë të cilin ajo e vendosi për herë të parë gjatë turneut të saj mbretëror në Australi me Princin Harry, 36 vjeç, në 2018 – dhe unazën e saj të fejesës që kushton mbi 300 mijë euro.

Çifti mbretëror, i cili jeton në një rezidencë prej 14 milionë dollarësh në Montecito të Kalifornisë, mori pjesë në ndarjen e çmimeve NAACP të shtunën (26 shkurt) në Pasadena Civic Auditorium.
Ata pranuan një çmim në njohje të arritjeve të veçanta dhe shërbimit të shquar publik për punën e tyre duke ndihmuar gratë në Teksas, duke promovuar barazinë e vaksinave dhe duke krijuar qendra të ndihmës në komunitet. /arbresh.info/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...