Megan Fox është rikthyer në rrjete sociale dhe ka folur hapur për shtatzëninë e saj.
Aktorja 39-vjeçare bëri një rikthim të shkurtër në Instagram për të festuar rolin e saj të fundit në Overcompensating, dy muaj pasi mirëpriti vajzën e saj me Machine Gun Kelly.
“38-vjeçare. Gjashtë javëshe shtatzënë (e paplanifikuar, por surprizë e lumtur)”, shkroi Megan në Instagram Story.
“Ju lutem mos e dëgjoni patriarkatin. Gratë janë qenie të përjetshme të dritës. Ne nuk kemi datë skadimi. Mos lejoni që t’ju grabisin fuqinë tuaj. Sidoqoftë… shikoni @overcompensating”, përfundoi aktorja.
Megan është gjithashtu nënë e Noah 12 vjeç, Bodhi 11 vjeç, dhe Journey 8 vjeç, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Brian Austin Green.
Spiropali takohet me Ali Ahmetin dhe zyrtarë të tjerë: Shqip...
Milot Rashica asiston në golin e fitores të Besiktasit ndaj ...
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...