Është nënë e tre fëmijëve dhe pavarësisht kësaj vijon të konsiderohet si një ndër femrat më të bukura në botë.
Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren Megan Fox e cila edhe pse ka sjellë në jetë tre fëmijë ka linja të mahnitshme fizike.
Por për të pasur këto forma fizike Megan ka një trajner personal i cili e këshillon atë si të ushqehet shëndetshëm. Një nga këshillat që ai i jep aktores së
Hollywood është konsumimi i disa vakteve gjatë ditës por në sasi të vogla.
Kështu dieta e aktores përmban mëngjesin, drekën dhe patjetër që në këtë vakt të rëndësishëm nuk duhet të mungojë sallata.
Për mëngjes, zakonisht aktorja përdor të bardhat e vezëve, të gatuara në mënyra të ndryshme. Në vaktin e drekës preferon bajamet, që janë të pasura njëkohësisht në proteina, vitaminë E, magnez dhe fibra. Lëngjet e shtrydhura janë pjesë e pandashme e ditës, ndërsa uthulla e mollës është një përbërës që nuk i mungon sallatës së saj.
Ndërsa në vaktin e darkës trajneri i ka sygjeruar aktores ushqime të lehta si për shembull Salmon të kombinuar me sallatë.
Por aktorja kujdeset se që mos të konsumojë karbohidrate si dhe ushqime të paketuara, të cilat i zëvendëson me perime dhe fruta. ./TCH/



Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...