Dua Lipa edhe këtë vit me nominime për çmimet më të rëndësishme të muzikës në Britani.
Vitin e kaluar ajo ishte kryefjala e ceremonisë së BRIT Awards, ku ishte nominuar pesë herë dhe ka fituar dy çmime të rëndësishme.
As këtë vit Dua nuk është lënë jashtë listës së më të mirëve, madje duke konkurruar me më shumë se një këngë, shkruan Gazeta Express.
Këngëtarja nga Kosova ka arritur që të nominohet nga dy herë në të njëjtën kategori.
Ajo këtë vit garon me dy këngë për ‘Këngën më të mirë të vitit’, ku merr pjesë me singëlin e saj ‘IDGAF’ si dhe me bashkëpunimin e suksesshëm me Clavin Harris, ‘One Kiss’.
Gjithashtu, videoklipet e po këtyre këngëve janë në garë për t’u zgjedhur si ‘Videoklipi më i mirë i vitit’ në Britani.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve BRIT Awards do të mbahet më 20 shkurt 2019.
https://www.facebook.com/BRITs/videos/958944797828953/
https://www.facebook.com/BRITs/videos/360114438160593/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...