Të gjithë mbajmë mend një ndër momentet më të bukura të “Big Brother Vip”, ku Bora hyri për të takuar shoqen e saj Semin, por nuk u largua pa takuar Donaldin.
Ky i fundit i rrëmbeu një puthje Borës, moment i cili u bë shumë viral, por si e ka përjetuar Bora këtë situatë?
Sonte në “Më lër të flas”, moderatorja tregoi se pas gjithë asaj, njerëzit u afeksionuan shumë dhe gjithçka bënte ‘bujë’, gjë e cila sipas saj u ekzagjerua shumë.
Ajo tha se ai moment u pasua me periudha të bukura por edhe të vështira, por që me ndihmën të afërmve të saj e kaloi.
“S’di ça të thuash për situatën se ka një vit që shoqërohet me lajme. Njerëzit u afeksionuan shumë, unë nuk i dua shumë publike por ndodhi ajo situata dhe u ekzagjerua më tepër nga media dhe nga njerëzit. Unë në këtë situatë isha vetëm 13 minuta e përfshirë, por ishte e ekzagjeruara. Pastaj ka pasur periudha të bukura edhe të vështira. Kam pasur afër njerëz që janë kujdesur shumë për mua, E rëndësishme është të kesh gjëra të bukura për tu marrë dhe t’i largohesh disa gjërave”- tregoi Bora.
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit
QKUK: I plagosuri nga sulmi me thikë në Mitrovicë jashtë rre...