Kjo puntatë e “Nostalgji muzikore” ishte si gjithnjë e veçantë, e i ftuari ishte tepër ekskluziv.
Për herë të parë pas shumë kohësh, Robert Berisha u bë pjesë e një interviste ku foli për tema të ndryshme e na zbuloi shumëçka.
Gjatë intervistës, nuk kishte se si të mos pyetej edhe lidhur me atë që ndodhi para disa muajsh në familjen e tij që ishte ndarja nga jeta e nënës së Robertit. Lidhur me këtë temë ai tregoi momentet e dhimbshme dhe një histori tepër të ndjerë pas ndarjes nga jeta të saj:
“Edhe kur kam bërë postimin, kam menduar që do të kisha forcë për të shkruar më shumë, por e kam lënë vetëm me ‘Kam shumë me thënë për ty, por po e lë me kaq…’, sepse kam humbur një shoqe. Kam humbur një shoqe që nuk e kisha problem ta ftoja e njihja me shoqërinë time, edhe Nora po ashtu, sepse ishte zonjë e vërtetë.”- tregoi ai.
Më pas i prekur ai shtoi:
“Më mungon shumë. Kur isha në Amerikë e kisha ditëlindjen, më shkoi mendja ta merrja në telefon. Duhet kohë e gjatë që ta besoj se ka ikur nga kjo jetë, e mora në Viber dhe i kam ende mesazhet me të në telefon, të cilat do i ruaj gjatë se janë kujtime shumë të bukura…” – rrëfeu i përlotur ai./tch/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...