Këngëtaren shqiptare me renome botërore, Rita Orën, fansat e saj do të kenë mundësinë që ta shohin sivjet edhe si aktore.
Kjo pasi ajo është pjesë e kastit të filmit “Twist”, i cili është xhiruar në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, shkruan portali arbresh.info
“Twist” do të jetë pjesë e kinemave që nga data 29 janar, ka njoftuar Sky Cinema.
Faqja zyrtare e Sky Cinema në Instagram ka publikuar një video të shkurtër, përmes së cilës shfaq rolet kryesore, dhe aktorët që i interpretojnë ato.
“Twist” është përshtatje e origjinalit klasin të Charles Dickens, i sjellë tani në një version të ri në një ngjarje që zhvillohet në Londrën moderne, ku një grup banditësh të rinj të zgjuar në rrugë planifikojnë heqjen e shekullit për ditën e pagës përfundimtare.

Skenari i “Twist” është shkruar nga John Wrathall dhe Sally Collett, ndërsa producentë janë: Matt Williams, Ben Grass, Jason Maza dhe Noel Clarke. /arbresh.info/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump