Thuhet se edhe incidenti i famshëm i ashensorit, ku Solange e sulmoi Jay Z-në, ka qenë pikërisht afrimiteti i madh i tij me të mbrojturën e vet, yllin nga Barbadosi
U përfol që ishte Rita Ora, por këngëtarja kosovare e mohoi me forcë dhe ka pasur të drejtë. Një kushëri i Beyonces, Marlon shkroi së fundi në Twitter se bëhet fjalë për një këngëtare e cila siç thotë ai : “Këndon si një mace e plagosur në një rrugicë“, duke iu referuar kështu njërës prej pjesëve të…Rihanës!!!!!
Thuhet se edhe incidenti i famshëm i ashensorit, ku Solange e sulmoi Jay Z-në, ka qenë pikërisht afrimiteti i madh i tij me të mbrojturën e vet, yllin nga Barbadosi. Në 2016-tën, Beyonce gati sa s`qenka ndarë me Jay Z-në, por reperi i është lutur dhe e ka bindur të mos e merrte një vendim kaq radikal.
“Kisha një stil jete shumë kaotik, plot festa e net te humbura”, u shpreh ai vetë një vit më vonë. “Ajo donte të ikte; mezi e binda të mendohej edhe një herë” shtoi reperi, dhe duket se ka ndryshuar vërtet, meqë këngëtarja së fundi shprehet mjaft e kënaqur me martesën e saj.


IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...