Shqiptarët dhe bestytnitë kanë patur gjithnjë një lidhje të ngushtë. Aq shumë sa para çdo veprimi apo hapi do të pyesim ‘mos është keq?’.
Kur macja e zezë ‘ta pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo eshte një shenjë fatkeqësie. Mos prisni thonjtë natën dhe mos u shihni në pasqyrë. Kujt nuk ia ka thënë gjyshja këto dy gjëra?
Nëse të kruhet dora e djathtë do te japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para. E shumë të tjera që do na duheshin orë të tëra t’i listonim. Por, e keni dëgjua ndonjëherë teorinë, sipas së cilës duhet t’i frysh dorës kur prek qafën? Kjo duket se i paska ngel ves Luanës që nga fëmijëria dhe ende nuk i është hequr.
Moderatorja ka ndarë një video në Instastory, të shkëputur nga emisioni, ku pa vetëdije ajo prek qafën dhe më pas i fryn dorës. “Më ka mbetur ves që e vogël që duhet fryrë dora pasi të prekësh qafën. Dhe duke qenë se skena është shtëpia ime sillem si në shtëpi.”- ka shkruar ajo krah videos.

IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...