Luana Vjollca ka kohë që po pauzon nga paraqitjet televizive, madje në një deklaratë në Instagram ajo tha se është tërhequr për pak kohë për tu përkushtuat në projektet personale.
Mirëpo, këtë kohë, moderatorja dhe këngëtarja e njohur po e shijon duke udhëtuar herë pas herë në vende të ndryshme, shkruan portali arbresh.info
Luana së fundmi po shijon pushimet në Zvicër, dhe nga atje nuk kanë munguar as postimet joshëse.
Luana postoi disa fotografi në të cilat shihet e lumtur teksa qëndron në mes të rrugës duke shijuar borën dhe qytetin zviceran, Cyrihun.

“Me Borën”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e imazheve ku shihet e veshur me një xhemper rozë nga “Balanciaga”, të kombinuar me një palë pantallona të zi dhe taka të larta.
Ndërsa, pak kohë më parë, Lauana po ashtu zbuloi se ka punuar në projekte muzikore me Armend Rexhepagiqin dhe Darko Dimitrov. /arbresh.info/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...