Një ndër të ftuarit e puntatës së fundit të Thumb me Aulonën dhe Fatmën ka qenë edhe reperi i njohur nga Kosova MC Kresha.
Mes detajeve për projektet e tij të fundit, Kresha është pyetur paksa edhe për jetën e tij personale.
“A ka ndryshuar ndonjë gjë apo je një beqar i përbetuar”- ka qenë pyetja e gazetares, të cilën Kresha e ka marrë me sportivitet dhe ka thënë:
“Unë përvete jam beqar, jo i përbetuar deri në kismet thonë nga Bjeshkët. Unë kurr nuk e kisha imagjinuar që do isha 33 vjeç i pamartuar, por jeta është e tillë, ndoshta arsyen kryesore e ka edhe karriera, nëse do kisha grua dhe fëmijë do e kisha problem të merresha me artin që unë bëj”.
Më tej reperi është ngacmuar nëse i linte të dashurat dhe ai ka theksuar faktin se njihet që të dashurat e lenë atë.
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinë...
OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...