Aktorja Mary Mara ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare. Aktorja është mbytur ndërsa po notonte në lumin St. Lawrence në qytetin Cape Vincent të dielën në mëngjes, tha policia e shtetit të Neë York-ut në një deklaratë. Policia tha se nuk janë konstatuar shenja të dhunës në trupin e saj.
Ndërkohë, pritet që të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes. “Mary ishte një nga aktoret më të bukura që kam takuar ndonjëherë. Më kujtohet akoma që e pashë në skenë në vitin 1992 në “Mad Forest” në Broadëay. Ajo ishte energjike dhe e vërtetë.
Të gjithë e donin atë. Do të na mungojë shumë”, tha menaxheri i saj, Craig Dorfman. Aktorja dominoi zhanrin e dramës televizive me role në shfaqje të njohura si “Nash Bridges”, “ER”, “Criminal Minds”, “The West Wing”, “Shameless”, “Lost” dhe “Star Trek: Enterprise”./abcnews.al/

SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...